Shumë prej nesh gjatë kësaj periudhe po dëgjojmë termin distancim fizik apo distancim social.

Abc News ka dalë në terren për të pyetur qytetarët sesi e shohin këtë lloj distancimi.

Qytetarët janë pyetur gjithashtu nëse kjo periudhë karantine po shfrytëzohet më shumë nga ta për të qëndruar më pranë familjes, por nga ana tjetër i ka distancuar nga të afërmit apo rrethi i tyre shoqëror.

Qytetaret në kryeqytet folën sesi po e përjetojnë periudhën e karantinës dhe japin mendimet e tyre për distancimin fizik dhe atë social. Ndërkohë ata shprehen se kjo periudhë i ka afruar më shumë me familjen, por nga ana tjetër i ka distancuar nga të afërmit dhe miqtë.

Një qytetare shprehet:

“Pas pesë javësh sot po dal, thashë të marr njëçikë ajër të pastër edhe të kthehem prapë në shtëpi se ndryshe nuk e mbroj veten. Shyqyr na ka larguar nga të afërmit, 100 herë më mirë, të paktën rrimë vetë, me veten tonë, në shtëpinë që kemi vetë. Ndoshta flas gabim, por kështu më duket e arsyeshme..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *