Babai i 8 fëmijëve ka ndërruar jetë papritur, pasi ishte infektuar nga Covid 19. 34 vjeçari ndodhej prej ditësh në spital dhe sipas mjekëve ishte duke u përmirësuar. Por, teksa familjarët prisnin që ai të dilte nga spitali, 34 vjeçari Nicu Urzica është përkeqësuar.

Pas 10 ditësh në spital, ku situata e tij dukej drejt përmirësimit, Nicu ndërroi jetë, duke lënë kështu të vetëm 8 fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Vëllai i tij është shprehur:

Pas një javë në terapi intensive, ai u zhvendos në një repart tjetër. Mjekët madje po mendonin që t’a nxirrnin nga spitali, pasi gjendja e tij ishte përmirësuar. Situata ndryshoi krejt papritur. Ai u përkeqësua dhe vuajti nga mpiksja e gjakut. Fëmija i tij më i vogël është 6 muajsh dhe më i madhi është 10 vjeç. Kisha Rumune ka hapur një fond për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortes së tij. Ju lutem, dhurojini kësaj familje sepse tani ka nevojë më shumë se kurrë për suport. Kjo është një tra gjedi dhe akoma më tra gjike është kur mendojmë sesi do ia dalin mbanë 8 fëmijë pa babain e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *