Ish-Kryeministri Sali Berisha është rrëzuar pak më parë në podiumin e Kuvendit Kombëtar, teksa ngjitej për të mbajtur fjalën e tij.Mesa duket Berisha është emocionuar, pasi delegatët demokratë, sapo është dëgjuar emri i tij janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur. Berisha ka zënë në njërën shkallë të podiumit, ndërkohë është ngritur menjëherë nga truproja i tij.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga podiumi i Kuvendi Kombëtar deklaroi se tashmë ajo çka do të përbënte ndryshim të madh është se fuqia të qëndrojë te vota. Ai tha se deri më 9 shtator 2021 po ecnim symbyllur drejt një ure, përtej të cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve.Më tej deputeti u shpreh se beteja e PD-së është për të rrëzuar Edi Ramën ndërsa shtoi se duhet të projektojnë lidershipin që na çon në fitoren e 2023, atë të 2025 me të cilën të rikthejmë rrugëtimin europian.“Së pari ju uroj suksese në inaugurimin e mandatit tuaj si përfaqësues të demokratëve në organin suprem të Partisë Demokratike. Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 mbylli një kapitull të errët të funksionimit të PD dhe me statutin që miratoi, i çeli rrugën këtij Kuvendi të ri.Është në nderin dhe barrën e këtij Kuvendi që mbi ato themele që u hodhën me statutin e 11 dhjetorit, të ndërtojmë Partinë Demokratike të 15 apo 20 viteve të ardhëshme. Një parti që emrin “demokratike” ta meritojë jo vetëm për shkak të parimeve, por sepse i zbaton ato. Nëse demokracinë nuk e kemi brenda nesh nuk mund ta kërkojmë jashtë shtëpisë sonë”, ishte një pjesë e fjalimit të Bylkbashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *