lIRI Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ajo është shfaqur sot në krah të bashkëshortit të saj, për punimet e Kuvendit të PD.Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Liri Berisha është rrëzuar në momentin kur është futur në sallën e punimeve të Kuvendit, rreth orës 11.00 të paradites.

Berisha dhe personat që i qëndrojnë në krah nxitojnë menjëherë ta ngrenë. Ndërkohë, pak minuta më parë është rrëzuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit i entuziazmuar po përshëndeste me dy gishtat delegatët, por nuk pa shkallët që të çonin në podium dhe u rrëzua.Truproja vrapoi ta ndihmonte të ngrihej, ndërkohë që kamerat e larguan fokusin nga Berisha. Salla që e pa, nisi të brohoriste “Shqipëria ty të do”.Në fjalën e tij, Berisha nënvizoi: “Unë dua t’’ju them të gjithë atyre që mendojnë apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni. Opozita është moral, pushet moral. Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra.Ata janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur, nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur s’e njeh më. Pseudoopozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë. Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm për çdo betejë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *