Papërgjegjshmëria e një prej shoferëve të autobusit të Unazës të kompanisë “GO Green”, mund të kishte rezultuar fatale mbrëmjen e së martës në Tiranë, ndërsa ka përfunduar në Lanë.Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në Unazë pranë kinema “Agimit”, ku një prej autobusëve të kompanisë “Go Green” ka goditur një makinë benz duke e marrë para, dhe ka përfunduar në Lanë.Si pasojë e aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, dy persona brenda benzit dhe 4 pasagjerë të autobusit.

Autobusi i Unazës ka kaluar në anën tjetër të Lanës duke u shndërruar në një urë ndërsa nën të ndodhet një makinë benz e kthyer përmbys.Mesa duket shpejtësia e lartë me të cilën shpesh ecin shoferët e Unazës për të kapur orarin, për shkak se vonohen shumë në stacione, dyshohet të jetë edhe shkaku i aksidentit.Kjo nuk është hera e parë që shoferët e autobusëve të Unazës bëhen shkak për aksidente. Shpesh në media është denoncuar nga qytetarët se drejtuesit e këtyre mjeteve në disa raste kanë qenë mbi autobus edhe të dehur me alkool.Por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Urojmë që rasti i sotëm të shërbejë për të ndërgjegjësuar shoferët dhe mbi të gjitha të merren masat e duhura nga përgjegjësit kryesor të shërbimit urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *