Mbrëmë filloi më në fund emisioni i shumëpritur i Romeos dhe Donaldit “Më lër të flas”, ku tre të ftuarit e parë ishin Lori Hoxha, Mozzik dhe Ledion Lico.Ledion Liço, nuk heziton t’i thotë hapur preferencat e tij për moderatorët në Top Channel.Në intervistën e dhënë për emisionin “Më lër të flas”, Liço tha se moderatori që pëlqen më shumë në ekranin më të madh të shqiptarëve, është Isli Islami, prezantues i “ëake Up” dhe emisioneve të tjera në “Top Albania Radio”.

“Isli Islami. E kam njohur shumë, sidomos dy vitet e fundit kur më është dashur të dëgjoj radion shumë më tepër dhe më pëlqen shumë humori organik, batuta organike që ka Isli dhe mendoj që është i nënvlerësuar, sipas shikimit tim”.Donald Veshaj e pyeti më tej Liçon se cila është moderatorja e tij e preferuar. Ledioni: Moderatorja Bora Zemani mund të bëhet… (ndërpritet nga duartrokitjet e publikut)Donaldi: Mendoj se është publiku i “Për’puthen”! Ledioni: Mendoj se po, janë të njëjtët, nuk ka mundësi…Donaldi: Mendon se Bora Zemani…Ledioni: Mendoj se Bora… duke punuar, e shoh në një dritë tjetër! Donaldi: Okej, më pëlqen!Ndërsa Ledion Liço kujtoi emisionin e disa viteve më parë, kur vëllezërit Veshaj prezantonin krah Bora Zemanit. Mesa duket ju nuk mendoni njësoj, përderisa nuk e keni sot në mesin tuaj, i tha aktorit drejtori i “TAR”. Ndërsa Donaldi e kaloi situatën me humor, duke thënë se “mekanizmat e Top Channel kanë ndryshuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *