Ka filluar sot në mbrëmje emisioni i shumëpritur i Romeos dhe Donaldit në Top Channel, “Më lër të flas”. E ftuara e parë ka qenë pikërisht Lori Hoxha.Kjo ishte përballja e parë e tyre pas “sh errit” të përfolur në portale për finalen e Big Brother VIP. Donaldi ka folur për herë të parë në lidhje me këtë, teksa është rikrijuar ajo natë.

Lori i dha çmimin e madh Donaldin, ndërsa përtej humorit aktori deklaroi se nuk është i mërzitur që humbi me ilir Shaqirin, ndërsa shtoi se ai ka fituar zemrat e publikut.Pas kësaj Donaldi tha se mbi të gjitha, është i lumtur që ishte pjesë e atij formati por nuk do të ishte keq edhe nëse di e kishte marrë realisht çmimin e madh.Donald: Tani mund të nisim emisionin, ua sa nice. Përtej shakave jam shumë i lumtur që mora pjesë në Big Brother Vip, ishte një ekperiencë e mrekullueshme, nuk do të ishte keq po ta kisha fituar po s’ka gjë.Ndërkohë i ftuari i radhës është reperi Mozzik, shok i ngushtë me Romeon dhe Donaldin. Ai ka folur për albumin e fundit të nxjerrë në treg disa kohë më parë dhe për këngët e reja që do të nxjerr këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *