Një aks dent fatal ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Lezhë-Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar panë Knallës, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Armando Pacani.Në gjendje serioze për jetën është edhe pasagjeri që gjendej në makinë me 19-vjecarin.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.Nga minuta në minutë pritet dhe njoftimi i policisë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes si dhe për të treguar më shumë detaje për këtë ngjarje të trishtë.Ky është një aks që fatkeqsisht kanë ndodhur shpesh në rrugë ngjarja fatale si kjo e sotmja. Së pari është faji i vetë shoferëve që e teprojnë me shpejtësinë që gjithmonë është larg normave të lejuara.Së dyti është edhe mungesa e sinjalistikës rrugore në segmente të caktuara të kësaj rrugë dhe zone që bëhet automatikisht brim ak sid entsh.Shumë e trsihtë të humbësh jetën në mënyrë të tillë në lulen e rinisë. Duhet një sensiblizim shumë i madh sidomos për drejtuesit e rinj të mjeteve që nuk duhet ta trajtojnë si lojë jetën kur janë në timon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *